Klinasit protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos
Lajme

Klinasit protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos

Islam Haxhiu/ Rtk

Qindra qytetarë të Klinës të mbledhur në rrugën kryesore në Dollc( magjistralen Pejë - Prishtinë) protestuan sot kundër ndërtimit të Fabrikës së çimentos.

Banoret e tubuar thonë se ndërtimi i kësaj fabrike dëmton ajrin dhe ambientin përreth, kështu që pamundeson jetën e shëndetshme, pranadaj protestat nuk do të ndalen deri në vendimin në favor të tyre nga Qeveria e Kosovës. 

Në protestë kanë marrë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Fitore Pacolli u tha protestuesve se janë duke punuar bashkë me Ministrine e Mjedisit dhe atë të Bujqësisë për të gjetur një zgjidhje. Sipas saj, më së largu deri të hënën Qeveria do të dalë me një vendim. 

E ndërkaq deputeti Hisen Berisha tha se si përfaqësues të pupullit gjithmonë do të jemi në shërbim të qytetarëve të vendit. 

Ku vend, shtoi Berisha, është rezultat i një sakrifice të madhe, prandaj edhe duhet të ndërtohet me pastërti.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa