Festivali ‘Chopin Piano Prishtina’ mbetet në terr, por vazhdon
Foto: Dafina Smajli
Lajmi i Fundit

Festivali ‘Chopin Piano Prishtina’ mbetet në terr, por vazhdon

Dafina Smajli / RTK

Nata e tretë e festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina” po mbahet pa energji elektrike.

Kuinteti nga Italia i përbërë nga Epifanio Comis-piano, Vito Imperato-violinë, Giovanni Anastasio-violinë, Alberto Salmon-violë, Benedetto Muzone-çello iu përgjigjën publikut me interpretimin e tyre edhe pse në sallë mungonte energjia elektrike.

Me dritë të telefonave celularë nga ndihmësit e festivalit e më vonë me fener elektrik ata interpretuan kuintetin për piano nga R.Schuman op. 44 në katër kohë dhe kuintetin për piano Nr. 2 op 81 nga Antonio Dvorak.

Drejtuesit e festivalit thanë se mungesa e energjisë elektrike në natën e sotme është një arsye më tepër që salla koncertale të ndërtohet sa më parë.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit