Nisi nata finale e “Eurosong 2022”, drejtpërdrejt në RTK
Kulturë

Nisi nata finale e “Eurosong 2022”, drejtpërdrejt në RTK

Jeton Musliu / RTKlive

Ka nisur nata finale e “Eurosong 2022”. 25 shtetet pjesmarrëse që u kualifikuan nga dy mbrëmje gjysmëfinale, garojnë sonte për çmimin e parë.

Kënga fituese e çon trofeun në vendin e vet, duke bërë që vitin pasues, Eurovizioni të mbahet në atë shtet.

Këtë vit pjesmarrës ishin 40 shtete, mes tyre edhe Shqipëria e cila me Ronela Hajatin dhe këngën e saj “Sekret”, nuk arriti të kalojë në natën finale.

Eurovizioni është gara më e madhe e muzikës në Evropë dhe jashtë saj.  

Ndikimi i kësaj ngjarjeje tejkalon Evropën, aq sa ka disa vite që me marrëveshje të veçantë, merr pjesë edhe Australia.

Kosova vazhdon të mos jetë pjesë e këtij festivali dhe kjo për shkak të mosmarrëveshjeve politike, që e bllokojnë RTK-në, si transmetues publik, të jetë anëtar me të drejta të plota në EBU.

Këngët që garojnë në Eurosong përzgjidhen në forma të ndryshme nga vendet pjesmarrëse, por dërgohen nga transmetuesit publik.

Sidoqoftë, RTK vazhdimisht e bën transmetimin e kësaj ngjarjeje muzikore.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa