Ukraina fituese në `Eurosong 2022`
Lajmi i Fundit

Ukraina fituese në `Eurosong 2022`

Blerim Halimi / RTKlive

Ukraina me këngën "Stefania" nga grupi "Kalush Orchestra" është shpallur fituese e këngës së Eurovisionit për vitin 2022.

Kënga e Ukrainës ka triumfuar bindshëm në edicionin e 66-të të Eurovizionit që u mbajt në Torino, me 631 pikë.

Juria profesionale e ka vlerësuar këngën përfaqësuese të Ukrainës me 192 pikë, por përcaktuese kanë qenë 439 pikët e marra nga publiku, të cilat ia dhanë fitoren vendit që tash e disa muaj ndodhet në luftë pas invazionit të Rusisë.

Britania e Madhe, e cila u vlerësua më së shumti nga juria profesionale, u rendit e dyta me 466 pikë, teksa pasuan Spanja e treta me 459 pikë dhe Suedia e katërta me 438 pikë.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit