Kurti për Marrëveshjen me Korporatën amerikane: E ndihmon Kosovën
BKT
Lajmi i Fundit

Kurti për Marrëveshjen me Korporatën amerikane: E ndihmon Kosovën

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë në shtetin e Ajovas në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit në Uashington.

Kurti, nëpërmjet një shënimi në Twitter, ka thënë marrëveshja është e dizajnuar t’i ndihmojë Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe transformimit socio-ekonomik. “

Vlerat e përbashkëta ndërtojnë marrëdhënien tonë. Vlerat dhe qëllimet e përbashkëta, forcojnë atë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Qeveria e Kosovës dhe korporata amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit” kanë finalizuar në Uashington negociatat mbi propozimin prej 236.7 milionë dollarëve amerikanë.

Qeveria sqaron se fondet e MCC-së do të luajnë rol kyç për mundësimin e tranzicionit energjetik të Kosovës, me anë të ndërtimit të kapaciteteve akumuluese të energjisë, zhvillimit të shkathtësive të fuqisë punëtore dhe rritjen e përfaqësimit të grave në sektorin e energjisë.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit