10:47 / 15.05.2022
Salah thotë se do të jetë i gatshëm për finalen kundër Real Madridit
Uran Krasniqi/RTKLive
Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah, është i bindur se do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se pësoi një dëmtim në fitoren e finales së Kupës FA ndaj Chelseat.
Salah u detyrua të largohej nga fusha në përballjen e së shtunës në Wembley.
I pyetur nga gazetarët nëse ai do të ishte i aftë për të luajtur kundër Real Madrid, Salah nuk ngurroi të jepte përgjigjje. "Sigurisht", tha di, duke buzëqeshur.
Finalja e Champions League do të luhet më 28 maj në Francë.
Real Madrid e kishte mposhtur Liverpoolin në finalen e vitit 2018 dhe pikërisht në atë ndeshje Salah ishte detyruar ta linte fushën pas një lëndimi në krah.























