13:12 / 15.05.2022
16 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve
Shkurta Rrahmani / RTKlive
Ministria e Shëndetësisë njofton për 16 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve dhe 27 qytetarë të shëruar.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767.
Në total numri i rasteve aktive është 328.























