Prishtina mposhtet nga Drita
BKT
Sport

Prishtina mposhtet nga Drita

Uran Krasniqi/RTKLive

Dritës nuk i ka shkuar huq udhëtimi deri në Prishtinë. Në javën e parafundit të Superligës gjilanasit kanë fituar nga Prishtina.

Rezultati përfundimtar ka qenë minimal 0-1. 

Përgjatë nëntëdhjetë minutave rrjetat nuk janë prekur nga topi, por minuta e dytë shtesë ka qenë fatale për kryeqytetasit. Ka qenë Simonovski ai që ka realizuar për fitoren e Dritës. 

Aktualisht Prishtina mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 48 pikë.