Dy tërmete të vogla të njëpasnjëshme në Shqipëri
BKT
Lajmi i Fundit

Dy tërmete të vogla të njëpasnjëshme në Shqipëri

Blerim Halimi / RTKlive

Shqipëria është goditur nga dy tërmete të njëpasnjëshme këtë të diel. Lëkundjet e tokës kanë qenë me magnitudë relativisht të ulët.

Qendra Europiane e Sizmologjisë ka bërë të ditur se tërmeti i parë ishte me magnitudë 3,2 i shkallës rihter, me epiqendër 9 kilometra në verilindje të Shijakut, në orën 17:25 minuta. Ndërkaq, vetëm 3 minuta më pas është regjistruar edhe një lëkundje tjetër më e lehtë, 2,7 i shkallës rihter, me epiqendër të njëjtë me tërmetin e parë.

 

 


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit