`Bad News Eagles` humbin nga ekipi brazilian, pa gjasa për kualifikim tutje
BKT
Lajmi i Fundit

`Bad News Eagles` humbin nga ekipi brazilian, pa gjasa për kualifikim tutje

Blerim Halimi / RTKlive

Djemtë e ekipit “Bad News Eagles” janë eliminuar nga turneu prestigjioz në CS.GO "PGL Antwerp Major".

Ekipi kosovar, të dielën, ka pësuar humbje në ndeshjen vendimtare kundër ekipit brazilian, “Imperial”, me rezultat 2:0.

Pas kësaj humbjeje ekipi kosovar renditet i parafundit në "Legends Stage" dhe pa gjasa për kualifikim tutje. "Bad News Eagles" do t’i luajnë edhe dy ndeshje në këtë turne, por që do t'i shërbejnë vetëm për privilegj.

Sidoqoftë, arritja e djemve kosovar deri në këtë nivel të garave është një sukses dhe një promovim tjetër i shtetit tonë, duke pasur parasysh audiencën jashtëzakonisht të madhe që ka ky turne në botë.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit