Dita Ndërkombëtare e jetës në paqe
BKT
Në Fokus

Dita Ndërkombëtare e jetës në paqe

Çdo vit më 16 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare e të jetuarit së bashku në paqe. Kjo datë është veçuar me qëllim, nxitjen që njerëzit të jetojnë në një mënyrë të bashkuar dhe paqësore duke dëgjuar, respektuar dhe vlerësuar njëri-tjetrin.

Thonë se shumëllojshmëria është baza e jetës. Fatkeqësisht, shumë njerëz ndihen të kërcënuar nga ata që janë të ndryshëm nga vetja. Prandaj universi ka një histori të gjatë racizmi, paragjykimi dhe lufte.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), filloi të bëjë pjesën e saj për të ndërtuar një botë të qëndrueshme në paqe në vend të ndarjes. Për ta bërë këtë, OKB-ja ka inkurajuar vendet në mbarë botën që të promovojnë pajtimin dhe unitetin. Vendet mund ta arrijnë këtë qëllim duke punuar me komunitetet dhe udhëheqësit e besimit për të nxitur faljen dhe dhembshurinë ndaj njëri-tjetrit.


MË SHUME NGA Në Fokus