Nuk po shfrytëzohet objekti që u shndërrua në spital gjatë pandemisë
Lajme

Nuk po shfrytëzohet objekti që u shndërrua në spital gjatë pandemisë

Venera Adili-Xhoxhaj/ RTKlive

Objekti i dedikuar për mjekësi fizikale dhe sportive pritet që brenda vitit të riorganizohet. Tash për tash është jashtë funksionit ndërkohë që gjatë pandemisë hapësirat u shfrytëzuan për trajtimin e personave me Covid-19.

Nga drejtoria e SHSKUK-së thonë se do të analizojnë edhe njëherë gjendjen për transferim të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitim. Këta të fundit e shohin si emergjente kalimin tek objekti i ri.

Fatin e objektit gjigant që u dedikua për mjekësi sportive dhe mjekësi fizikale e rehabilitim e përcaktoi pandemia Covid-19 kur për një kohë aty u trajtuan qindra pacientë.

I njëjti është krejt jashtë funksionit aktualisht e si I tillë mund të mbesë edhe për një kohë.

“Ne po planifikojmë që të lëvizim dhe aty është e paraparë edhe mjekësia fizikale edhe mjekësia sportive, janë këta 6 muaj të vitit por ne po presim ndoshta edhe më shpejtë që të kalojmë por do të bëjmë edhe një herë edhe jë analize”, tha Valbon Krasniqi për RTK Drejtor i SHSKUK-së.

Në anën tjetër, Valbona Krasniqi, drejtoreshë e klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitim, thekson se i përcjell në çdo takim shqetësimet e stafit për kushtet në të cilat punojnë që kanë qëllim sensibilizimin për nevojën e ndryshimit të situatës

 “po e shihni se ky është një object mjaft I përshtatshëm për të bërë punë dinjitetshëm dhe për ti trajtuar edhe pacientët me dinjitet sepse edhe kjo është me rëndësi që të kemi sukses”, tha për RTK Valbona Krasniqi, Drejtoreshë e Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitim .

Ndërkohë, numri i qytetarëve që frekuentojnë klinikën për shërbime të tilla është shumë I lartë ashtu sikur edhe numri studentëve praktikantë.

Hapësirat e ngushta, mjetet e punës pothuajse të demoluara e ambienti i papërshtatshëm për të ruajtur privatësinë e pacientëve janë problemet me të cilat ballafaqohet stafi i kësaj klinike çdo ditë, pavarësisht përpjekjeve për të ofruar shërbim.

“Ambient i punës nuk i plotëson aspak kushtet për pacientët në nevojë edhe pse gatishmëria e stafit ka qenë gjithmonë në nivel. Ka shumë pacientë që e frekuentojnë brenda ditës klinikën”, tha Adem Hykolli, Fizioterapeut.

Valbona Krasniqi, Drejtoreshë e Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitim thotë se ka shumë pacient që  i trajtojnë që janë pacientë ambulantorë dhe të tjerët në repart ku janë edhe aty pak shtretër pra të pamjaftueshëm për kërkesat.

Ndryshe nga QKUK-ja, këto shërbime janë shumë të avancuara por edhe të kushtueshme në sektorin privat.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme