Kryesia e Kuvendit takohet sot
Afet Bela / RTKlive
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot nga ora 11:00 për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.
Pika të rendit janë: debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit etj.























