09:32 / 16.05.2022
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës
F.Sertolli / RTKlive.com
Kabineti Qeveritar i Kosovës sot do të mbajë mbledhje, duke filluar nga ora 10:00.
Sipas një njoftimi nga Qeveria e Kosovës, mbledhja do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kjo për shkak të mungesës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.























