Xavi: Barcelona do të mund të përfundonte shumë më keq
BKT
Sport

Xavi: Barcelona do të mund të përfundonte shumë më keq

Uran Krasniqi/RTKLive

Xavi konsideron se Barcelona ka performuar mirë në një sezon që mund të kishte përfunduar shumë më keq.

Që nga emërimi i tij, Barcelona nga mesi i tabelës idoli në vendin e dytë, ku do të përfundojë.

"Nëse situata ekonomike është e mirë, jam optimist, por do të presim. Duhet të planifikojmë tani dhe nuk kemi shumë kohë. Tashmë jemi kundër kohës për të planifikuar dhe për të vendosur gjërat", ka thënë ai, duke shtuar se Barcelona nuk arriti të fitoj tituj, por ndaloi së rëni më poshtë.  

Barça u eliminua në fazën e grupeve të Champions League, në 1/16 e Kupës së Mbretit dhe në çerekfinalen e Europa League.