Theret me thikë një person në Prishtinë
BKT
Foto: RTK
Lajmi i Fundit

Theret me thikë një person në Prishtinë

Emine Hoti /RTKlive

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një sulmi me thikë.

Siç njofton policia , ngjarja  ka ndodhur dje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje të më hershme, është sulmuar fizikisht (therë me thikë) nga një i dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje, është njoftuar se viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, ndërsa rasti po dyshohet si “Vrasje në tentativë”.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit