Mbappe thotë se shumë shpejt do ta sqarojë të ardhmen e tij
BKT
Sport

Mbappe thotë se shumë shpejt do ta sqarojë të ardhmen e tij

Uran Krasniqi/RTKLive

Kylian Mbappe ka thënë se do të njoftojë për vendimin në lidhje me të ardhmen e tij përpara se të bashkohet me Kombëtaren e Francës për ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor.

"Do ta dimë shumë shpejt. Zgjedhja ime është bërë", tha ai. 

Kontrata e francezit me kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain skadon muajin e ardhshëm dhe Mbappe është i përfolur për një lëvizje te Real Madrid, por ende nuk ka diçka konkrete.

23-vjeçari këtë sezon ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë 21 asistime për PSG-në. 

Franca në qershor do të luajë katër ndeshje të Ligës së Kombeve.