Të shtunën marrëveshja Kosovë-Francë për bashkëprodhimin e filmave
Fotografi nga konferenca e MKRS-së
Kulturë

Të shtunën marrëveshja Kosovë-Francë për bashkëprodhimin e filmave

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka thënë se në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim për negocimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore dhe Autoritetit të Arkivave të Izraelit në fushën e arkivave.

Pas mbledhjes së qeverisë, Çeku në një konferencë për medie ka bërë me dije se të shtunën do ta nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit të filmave me Francën.

“Këtë të shtunë do ta nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Francën. Ne do të jemi atje për të nënshkruar edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme, që hap mundësi të reja për filmbërësit e Kosovës. Unë besoj që është moment i rëndësishëm i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral në mes të shteteve”, ka thënë Çeku.

Çeku ka thënë se ministria që drejton është duke bërë thirrje për mbështetje financiare në art dhe trashëgimi kulturore për organizatat dhe artistët, me ç’rast ka bërë me dije se kanë pranuar rreth 400 aplikime, ku krejt kjo kap vlerën prej 2.3 milionë eurosh.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa