15:09 / 16.05.2022
Shqiptari nga Beogradi që luftoi në Koshare, u masakrua nga serbët (Video)
Korab Lecaj/RTK
Një djalë i ri, shqiptar nga Beogradi, kishte ardhur në luftë si pjesëmarrës në Betejën e Koshares.
Gjatë luftimeve ai zihet rob nga shoku i ngushtë serb, me të cilin ishte rritur në Beograd dhe kolegët e tij. Fillimisht ushtari serb e shpëton, mirëpo ai, ndërkohë, vritet në luftime me UÇK-në. Djali shqiptar zhduket dhe pas lufte gjendet i masakruar.
Rrëfimin e Komandantit të Betejës së Koshares, Rrustem Berisha, të cilin e ka treguar në emisionin “Voyage| me Korab Lecaj, mund ta shikoni në linkun më poshtë:























