Mbreti i Suedisë për NATO-n: Situatë e vështirë
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Mbreti i Suedisë, Karl XVI Gustaf, është informuar në lidhje me takimin e Komitetit të Punëve të Jashtme për aplikimin e Suedisë për t`u anëtarësuar në NATO.
Mbreti ndër të tjera deklaroi se situata është e vështirë, raporton TV4.
“Këto diskutime kanë vazhduar prej kohësh dhe kanë sjellë një shqyrtim pas situatës që fatkeqësisht është krijuar në zonën tonë të afërt”, tha mbreti në intervistën dhënë TV4.
Të martën, mbreti do të vizitohet nga presidenti finlandez Sauli Niinistö.
“Do të jetë shumë emocionuese. Është një vizitë e planifikuar prej disa vitesh, por që është shtyrë për shkak të pandemisë”. deklaroi mbreti suedez, Karl XVI Gustaf.
“Është një ribashkim i bukur, jemi takuar disa herë dhe ai ka iniciuar shumë çështje që mund t'i diskutojmë”, deklaroi mbreti Karl XVI Gustaf në intervistën ekskluzive për TV4.























