16:48 / 16.05.2022
Valencia e quan montim videon ku presidenti i klubit kërcënon lojtarin
Uran Krasniqi/RTKLive
Valencia ka hedhur poshtë pretendimet në një videoinçizim, sipas të cilit, presidenti i klubit Anil Murthy tha se ai do të "vriste" Carlos Soler nëse ky i fundit do të largohej nga klubi".
Klubi pretendon se videoinçizimi është montuar dhe se po shqyrtohen opsionet ligjore kundër botimit të tij.
Ishte gazeta "Superdeporte" që ka publikuar videon e zbuluar ku Anil Murthy, presidenti i Valencias, mund të dëgjohet duke kërcënuar lojtarin e Valencias, Carlos Soler. Aty një person, që pretendohet se është presidenti i Valencias, dëgjohet duke thënë: "nëse largohesh falas në janar, unë do të të vras... Je rritur në akademi dhe klubi ka investuar shumë para për ty"























