BE ia qartëson Serbisë, që s`ka edhe me Bruksel edhe më Moskë (E plotësuar)
Foto: EBS
Lajme

BE ia qartëson Serbisë, që s`ka edhe me Bruksel edhe më Moskë (E plotësuar)

Gjeraqina Tuhina/RTK/Bruksel

Ministrat e Jashtëm të BE-së, diskutuan në Bruksel edhe për Ballkanin Perëndimor. Ata patën një drekë të përbashkët me homologët nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Mes tyre ishte edhe ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Borrell deklaroi se është  biseduar edhe për pasojat që kanë dalë nga lufta që Rusia ka nisur në Ukrainë.

“Ne kemi mbështetur aleatët që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Serbia është një nga vendet që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duhet që sa më parë ta bëjë këtë”, tha ai.

“Ne presim që kandidatët për anëtarësim në BE që t’i bashkohen politikës së jashtme të BE-së”.

Duke aluduar në Serbinë e cila mbështetë luftën e Ukrainës, por nuk i vendos Rusisë sanksione, Borrell tha se të qenit neutral sot, është koncept fals.

Prandaj ai tha se duke vendosur edhe Rusinë edhe Ukrainën në të njëjtën pozitë, e zbeh diferencën mes sulmuesit dhe të sulmuarit.

Ai ka thënë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, janë bashkuar në politikat e BE-së, dhe për shkak të kësaj mund të jenë më të kërcënuara nga Rusia.

“Edhe Bosnja Hercegovina dhe Kosova i janë bashkuar kësaj nisme. Madje Kosova nuk ka pasur pse të bëjë sepse nuk është njohur nga shumë vende Evropiane. Ne kemi çuar mesazh te partnerët strategjik të Ballkanit Perëndimor që të jenë më shumë strategjik. Dua ta bëjë të qartë se duhet të nisim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Unë shpresoj që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Këto dy vende i kanë përmbushur të gjitha kriteret, dhe kjo vonesë po na dëmton të gjithëve”, u shpreh Borrell.

Sa i përket Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, shefi për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell deklaroi se këto dy vende duhet sa më shpejt të hapin negociatat për anëtarësim në BE.

Ai tha se shpreson e beson se kjo do të ndodhë gjatë presidencës franceze të BE-së e cila përfundon me 1 korrik.

Borell flet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se Komisioni Evropian ka paraqitur disa herë si çështje liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shtuar  janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Prandaj Borrell tha se këshilli mbështetë liberalizimin e vizave për Kosovën. Duke kërkuar që marrëveshjet e mëparshme Kosovë-Serbi të zbatohen, duke kërkuar që fillimisht të ndërtohet besimi mes palëve.

“Kur janë në tryeza diskutimi zotohen për bisedime, pro kur ulen bashkë, hezitojnë të merren vesh”, tha Borrell.

Ai ka thënë se një takim tjetër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq mund të mbahet para fillimit të verës.

19:20

Borell shpreson se takimi i ri Kurti-Vuҫiq do të ndodhë para verës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borell ka thënë se shpreson se “para verës” do të vie deri te takimi i ri në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuҫiq në kuadër të dialogut në Bruksel.

Duke folur pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku rrethanat në rajon ishin në rend të ditës, Josep Borell deklaroi se ministrat evropian dëshirojnë të shohin përparim në proces të dialogut për normalizimin e raporteve.

“Kemi nevojë për qasje konstruktive dhe progres të shpejtë, proces të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Secila palë pajtohet rreth kësaj çështje por kur të ulen bashkë, atëherë përparimi bëhet i vështirë”, tha Borell.

Ai në emër të 27 ministrave të jashtëm të BE-së porositi domosodoshmërinë e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut.

Në takimin ministror të të hënës, morën pjesë edhe gjashtë ministra të jashtëm nga secili shtet i rajonit. Kosovën në këtë takim e ka përfaqësuar ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.

Në takim, gjithashtu është folur për nevojën që të lëvizet drejt liberalizimit. Josep Borell në cilësinë e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian (KE) tha se vazhdojnë të përkrahin liberalizimin e vizave.

KE që nga viti 2018 insiston se Kosova i ka pëmrbushur të gjitha kriteret për regjimin pa viza, por akoma nuk është arritur vendimi politik në nivel të Këshillit të ministrave të BE-së.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme