Borrell: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!
BKT
Lajmi i Fundit

Borrell: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

/rtsh.al/

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka bërë thirrje që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, para përfundimit të presidencës franceze.

Deklaratën Borrell e bëri gjatë një komunikimi me mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, ku shtoi se në situatën aktuale,  me paqëndrueshmëri, një ‘jo’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte në favor të Rusisë.  

“Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze, situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Moskën”, ka thënë ai, shkruan TGCOM.

Kryediplomatët evropianë u mblodhën në Bruksel ku u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor, në kohën kur agresioni i Rusisë kundër Ukrainës po vazhdon. E pranishme në këtë takim ishte edhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka bërë thirrje për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare këtë qershor, pasi në të kundërt,  sipas saj, dështimi do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit