Vihet nën pranga i dyshuari për keqpërdorim të kartelave bankare
Foto nga arkivi
Lajme

Vihet nën pranga i dyshuari për keqpërdorim të kartelave bankare

Blerim Halimi / RTKlive

Sektori për krimet kibernetike i Policisë së Kosovës sot ka vënë nën pranga një person të dyshuar për veprën penale "Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

“Personi i dyshuar tani më i arrestuar dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, kishte vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si menaxher, dhe pastaj këto të dhëna i njëjti i kishte përdorur duke bërë blerje të kriptovalutave në një platformë online të kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Tutje thuhet se i dyshuari ka fotografuar kartelat bankare në momentin kur klientët ia kanë dhënë kartelën arkatarës për të bërë pagesë, në disa raste i dyshuari e ka marrë kartelën e bankës nga arkatarja dhe në mënyrë të fshehtë me telefonin e tij i ka fotografuar kartelat në të dy anët me qëllim që këto të dhëna pastaj t’i përdor për përfitime materiale në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas policisë në këtë rast janë identifikuar disa të dëmtuar në disa banka të ndryshme të Kosovës, dhe dëmi i shkaktuar është disa mijëra euro.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme