Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt me Memorandum të ri për sigurimet
Foto BKS
Lajmi i Fundit

Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt me Memorandum të ri për sigurimet

Fadil Sertolli/ RTKlive

Në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Drejtori Ekzekutiv i BKS Sami Mazreku ka pritur në takim Znj. Anila Hoxha – Drejtore e Përgjithshme e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), me qëllim të diskutimit lidhur me modalitetin e ripërtëritjes së Memorandumit të Mirëkuptimit mbi njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për të dy vendet, memorandum ky i cili është nënshkruar në vitin 2006.

"Fokus në memorandumin e ri ndërmjet dy byrove, do të jetë rritja e bashkëpunimit në fushën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve ndaj palëve të treta të dëmtuara në aksidente të komunikacionit. Memorandumi i ri do të nënshkruhet në javët në vijim, në saje të mbylljes së ciklit të nënshkrimit të memorandumeve me të gjitha byrotë e rajonit, në synim të ndërtimit të raporteve sa më të mira me të njejtat, me qëllim të gjetjes së mënyrave alternative për aplikimin e sistemit të kartonit të gjelbër për drejtuesit kosovar të mjeteve motorike", njofton Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS).


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajmi i Fundit