Kosova me linjën hekurudhore do të ndërlidhet me vendet e regjionit
Foto RTK
Lajmi i Fundit

Kosova me linjën hekurudhore do të ndërlidhet me vendet e regjionit

Fadil Sertolli/ RTKlive

Kosova me anë të linjës hekurudhore do të ndërlidhet me vendet e regjionit, dhe kjo është mjaftë e rëndësishme për transportin mallrave dhe udhëtareve për vendin tonë. Kështu tha ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili së bashku me përfaqësues nga BE-ja dhe sekretariati i Komunitetit të Transportit, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore.

Ali tha se sot janë në këtë punishte në Miradi pranë hekurudhës që lidhet Hanin e Elezit për t’i parë punët për së afërmi.

“Sot jemi në Miradi të Epërme të Fushë- Kosovës, pranë hekurudhës që lidh Hanin e Elezit që është pjesa ë parë e projektit që lidh Hanin e Elezit me Leshakun. Kemi ardhur të vizitojmë punishte për këtë projekt që është i rëndësishëm që ka të bëjë me rehabilitimin e linjave hekurudhore”, tha Aliu.

Ai tha se ky projekt është në fazën e përfundimit nga Fushë Kosova në Mitrovicë dhe se me këto projekte do të mbulohen me dizajnë preliminare.

“Modernizimi nënkupton projekte të sinjalistikës. Këto projekte janë të rëndësishme edhe për qarkullimin e brendshëm. Zhvillimi i portit të Durrësit, do ta shndërroj këtë transport në mallra. Në të gjitha anët Kosova do të jetë e kyçur me regjionin dhe lëvizjen e lirë të mallrave e udhëtareve”, tha  mes tjerash Aliu.

Ai po ashtu ka treguar se pritën projekte edhe me BE.

“Nesër kemi mbledhje të rëndësishme ministrore e vendeve të Ballkanit dhe do të kemi prezent ministrat e regjionit. Është projekti i parë që ka të bëjë me modernizimin e linjave hekurudhorë”, u shpreh Aliu.

Ndërkaq, përfaqësuesi nga BE-ja, Matia Zakonqek ka folur  për rëndësinë e linjës hekurudhore dhe ndërlidhjen me Maqedoninë dhe BE-në.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajmi i Fundit