Gjysmëfinalja e Botërorit, Sadiku ndeshet me boksieren amerikane
Lajmi i Fundit

Gjysmëfinalja e Botërorit, Sadiku ndeshet me boksieren amerikane

Uran Krasniqi/RTKLive

Ellis Rashida Shakilya nga SHBA është kundërshtarja e ardhshme e boksieres kosovare, Donjeta Sadiku.

Meçi është gjysmëfinale e Kampionatit Botëror të Boksit që po mbahet në Turqi dhe zhvillohet më 18 maj.

Sadiku tashmë ka siguruar medalje dhe lufta tjetër është një përpjekje për ta arritur edhe finalen.

Rruga e Sadikut deri në gjysmëfinale kaloi nëpër tri pengesa, meçe këto që Sadiku i fitoi. Ajo në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Tajvani, Shih-Yi Wu. Paraprakisht ajo fitoi bindshëm ndaj Jocelyne Tshamala të Kongos. Kampionatin Sadiku e kishte nisur me fitore ndaj japonezes, Ayska Taguchi.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajmi i Fundit