11:58 / 17.05.2022
Ambasada e SHBA-së: Të drejtat e LGBTQI+ të drejta njerëzore, jo privilegje
Emine Hoti / RTKlive.com
Çdo person meriton të jetojë i sigurtë, me dinjitet dhe pa u diskriminuar.
Kështu ka deklarur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë më 17 maj, në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, bifobisë dhe transfobisë.
Në deklaratën e ambasadës amerikane thuhet se të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta njerëzore e jo privilegje.
“Të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje të veçanta. Dita Internacionale kundër homofobisë është një mundësi për të reflektuar dhe për të mbështetur komunitetin LGBTQI+”, thuhet tutje në deklaratë.