Të paktën 182 deputetë finlandezë e mbështesin anëtarësimin në NATO
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Në Parlamentin finlandez op mbahet debat për aplikimin enë NATO, ku, sikundër bëhet e ditur nga mediet që vëzhgojnë zhvillimet atje, të paktën 182 deputetë të mbështesin anëtarësimin e Finlandës në NATO.
Sipas monitorimit të kryer nga HS, gazeta më prestigjioze atje, 10 deputetë janë kundër anëtarësimit.
Dihet se një numër i vogël i deputetëve nuk e kanë shprehur qëndrimin e tyre paraprakisht.
Qëndrimet janë marrë nga disa burime të ndryshme: debati parlamentar, pyetësorët e HS-së për deputetët, intervistat e HS-së, burime të tjera mediatike dhe deklarimet për shtyp të deputetëve.
Parlamenti pritet të votojë sot pasdite për anëtarësimin në NATO.
Vendimi pritet të jetë qartësisht pozitiv, me më shumë se tre të katërtat e deputetëve në favor të anëtarësimit.























