Nesër Presidenti i Malit të Zi në vizitë zyrtare në Kosovë
BKT
Foto: Milo Gjukanoviq/ Facebook
Lajmi i Fundit

Nesër Presidenti i Malit të Zi në vizitë zyrtare në Kosovë

Fadil Sertolli / RTKlive

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (18 maj 2022), do të vijë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Përmes një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës thuhet se Osmani do ta  pret për vizitë zyrtare presidentin Milo Gjukanoviq duke filluar nga ora 10:00.

“Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë”, shkruan në njoftim. 

Ndryshe, pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Gjukanoviq do të mbajnë konferencë për media.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit