Shënohet 23 vjetori i çlirimit të Shqiponjës, ish -Jabllanicës
Isalm Haxhiu/RTK
Duke i parë zhvillimet më të fundit në rajon e më gjerë, Kosova e ka për detyrim forcimin e sigurisë së saj në partneritet të plotë me vendet aleate të udhëhequra nga SHBA-ja.
Kështu është shprehur kryetari i AAK- së Ramush Haradinaj gjatë shënimit të 23 vjetorit të çlirimit të Shqiponjës ish Jabllanicës, ngjarja e cila siç tha Haradinaj bëri jehonë pasi q vet Xhimi Shea pati njoftuar opinionin për çlirimin e saj nga UÇK-ja.
Kujtimin e lavdisë për 17 majin e vitit 1999 e ruan prore të freskët edhe Lahi Brahimaj, njëri ndër protagonistët e kësaj dite.
Brahimaj tha se me 17 maji forcat e UÇK -së i sulmuan ne te gjitha drejtimet forcat serbe te vendosura në Jabllanicë Dushkajë duke e çliruar bërthamën e rezistencës për liri.
Këtë tha Brahimaj e dëshmon edhe deklarata e zëdhënësit të NTO-s Xhimi Shea kur tha se qyteza e Jablanicës sapo është çliruar nga Forcat e UÇK-së.
























