Alarmi për mjet shpërthyes te Rektorati doli të jetë i rremë (E plotësuar)
BKT
Foto: KSP
Lajmi i Fundit

Alarmi për mjet shpërthyes te Rektorati doli të jetë i rremë (E plotësuar)

Jeton Musliu / RTKlive

Policia e Kosovës ka larguar shiritat nga hapësirat e bllokuara te Rektorati i Universitetit të Prishtinës, pasi alarmit për mjet shpërthyes.

Njësiti antibombë i policisë është larguar nga vendi i ngjarjes pasi gjatë inspektimit doli të mos ketë asnjë mjet shpërthyes.

Kërcënimi se në hapësirat e Rektoratit është vendosur një mjet shpërthyes kishte ardhur më herët përmes e-mailit.

 

Ora: 18:40

Rektori i UP-së: Kërcënimi për bombë, nga një adresë anonime

Kërcënime për bombë në Rektoratin e  UP-së, kanë bërë që atje të zbarkojë edhe njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës për anti-bomba.

Ata janë duke kontrolluar çdo pjesë të ndërtesës së rektoratit, edhe me ndihmën e Njësitit K9 (me qenë nuhatës) për të verifikuar nëse ka të vendosur ndonjë mjet shpërthyes.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, në vendin e  ngjarjes, Arlinda Sejda, afër Rektoratit ka ardhure dhe auto ambulance, që të jetë aty për çdo eventualitet.

Ndërkohë, në një deklarim për RTKlive, rektori i UP-së,  Naser Sahiti,  e konfirmoi se në orët e pasdites kanë pranuar një e-mail në të cilin shkruan se në Rektorat është vendosur bombë.

“E-mailin e kemi pranuar në adresë të Rektoratit nga një e-mail  anonim”, tha Sahiti për RTKlive.

“Menjëherë e kemi lajmëruar policinë”, tha ai. Sipas tij, tani ekzaminimet është duke i kryer Policia e Kosovës.

“Shumica nga të punësuarit kanë qenë jashtë orarit të punës kurse ata që ishin aty janë larguar”, tha rektori Sahiti.

I pyetur nga RTKlive nëse kanë ndonjë indikacion se nga kush ka mundur të vijë një kërcënim i tillë, ai e mohoi këtë.

“Ne nuk kemi pasur e as nuk kemi konflikt ose ndonjë  veprim ndaj dikujt tek I cili mund të dyshojmë”, tha Sahiti, duke shtuar se pjesa tjetër rastit I takon policisë.

Kjo nuk është hera e parë që në Prishtinë, institucioneve të ndryshme publike u dërgohen paralajmërime për vendosje bombash.

Kohë më parë, disa herë brenda disa ditësh kërcënime të tilla i janë dërguare dhe Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Ora 18:00

Evakuohet stafi i Rektoratit të UP-së, dyshohet për bombë

Dyshime për bombë në Rektoratin e  UP-së. Policia e Kosovës konfirmon se ka rrethuar Rektoratin e  Universitetit të Prishtinës.

Shkak dyshohet të jetë një e-mail që ka mbërritur në këtë institucion, me paralajmërimin për vendosej të një mjeti shpërthyes.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë”, sqaron policia.

“Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, tha Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin  Prishtinës.

Forcat e rendit kanë dalë  menjëherë  në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Ndërkohë, siç njofton gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, Njësiti anti-bombë ka mbërritur tek objekti i Rektoratit të UP-së.

Të pranishë janë edhe Njësia K9 e policisë. 

Stafi i Rektoratit është evakuuar nga ndërtesa dhe aty tashmë ndodhet vetëm policia.

Lajmi plotësohet në vazhdim...

Ora 17:40

Dyshime për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Lajmi është në plotësim dhe  pas pak RTKlive do të sjellë detaje për rastin.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit