Gjukanoviq nderohet me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut
Jeton Musliu/ Rtklive
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do ta vizitojë Kosovën nesër. Ai do të nderohet në Prishtinë.
Kolegji AAB ka vendosur që Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut t’ia ndajë presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Ky çmim i ndahet me motivacionin “për pritjen dhe strehimin e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 dhe kontributit të dhënë për avancimin e të drejtave qytetare në Malin e Zi”.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet të enjten, më 19 maj 2022 me fillim në orën 11.00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, në Kolegjin AAB.
Me këtë rast, Presidenti Gjukanoviq do të mbajë edhe një ligjëratë për studentët, stafin dhe të ftuarit me fokus në rolin e Malit të Zi si faktor stabilteti në rajon.























