Vizita e Gjukanoviqit, policia nesër bllokon disa rrugë në Prishtinë
Valbona Thaçi/RTKLive
Policia e Kosovës përmes një njoftimi, bën të ditur se me datën 18 dhe 19.05.2022, në Republikën e Kosovës do të qëndroj për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Malit të Zi, së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës.
Në njoftim thuhet se përgjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit dy ditor të delegacionit shtetëror në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare, thuhet në tutje në njoftim.
Poashtu për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtar policorë të njësiteve relevante.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.























