E gjithë agjenda dyditëshe e presidentit Gjukanoviq në Kosovë
BKT
Foto: Presidenca e Malit të Zi
Lajmi i Fundit

E gjithë agjenda dyditëshe e presidentit Gjukanoviq në Kosovë

Jeton Musliu / RTKlive

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq vjen nesër për vizitë zyrtare në Kosovë. Në agjendën zyrtare të publikuar nga presidenca malazeze, qartësohet se presidenti Gjukanoviq udhëton për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës, me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani -Sadriu.

Pas ceremonisë së pritjes me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore, presidenti Gjukanoviq dhe presidenti Osmani -Sadriu, sipas agjendës, do të kenë një bisedë tetë a tetë, e cila do të vazhdojë në takimin e delegacioneve të Malit të Zi dhe Kosovës.

Në prani të presidentes së Kosovës, presidenti i Malit të Zi do të mbjellë një pemë të miqësisë në kopshtin e kompleksit të Qeverisë dhe do të bëjnë së bashku nderime para monumentit kushtuar personave të pagjetur.

Në vazhdim të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufaca.

Në mungesë të kryeministrit Kurti, i cili ndodhet në vizitë në SHBA, zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës, do të shtrojnë një drekë zyrtare për nder të presidentit Gjukanoviq.

Presidenti Gjukanoviq do të takohet me kryetarin e Prishtinës dhe me përfaqësues të partive parlamentare opozitare.

“Presidentja Vjosa Osmani -Sadriu do të shtrojë një darkë gala për presidentin Gjukanoviq dhe delegacionin malazez”, shkruan në agjenden zyrtare të presidencës malazeze, raporton RTKlive.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të vizitojë bazën e KFOR-it, do të mbajë një ligjëratë në Kolegjin AAB dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit të organizuar nga Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Kosovë.

Presidenti Gjukanoviq dhe presidentja Osmani-Sadriu do të flasin në manifestimin "Ditët e malazezëve në Kosovë" organizuar nga Shoqata e Malazezëve "Lovćen".


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit