Vetura godet një këmbësore në rrugën B, gjendja e saj stabile
Arlinda Sejda / RTK
Sonte rreth orës 21:15, në rrugën "B" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, ku një veturë ka goditur një këmbësore. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.
E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.
Ejup Govori, mjek kujdestar dhe përgjegjës i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, e ka konfirmuar rastin.
“Në orën 21:45 është pranuar në QKUK një pacient i gjinisë femrore, viti 1954. Tani për tani gjendja e saj është stabile. Pacientja është goditur nga vetura në zebra. Pas ekzaminimeve mjekësore janë evidentuar lëndime në kokë. Po ashtu pacientja ka ndjeshmëri në gjoks, disa lëndime në ekstremitetet e poshtme. Ajo është ekzaminuar në mënyrë të detajuar dhe gjendja e saj është stabile”, ka theksuar Govori.























