`Sex Edu` në RTK, emision që thyen tabu dhe paragjykime për seksualitetin
BKT
Foto RTK
Lajme

`Sex Edu` në RTK, emision që thyen tabu dhe paragjykime për seksualitetin

RTKlive

“Sex edu” është emision i parë televiziv në Kosovë që trajton tema të kësaj natyre përmes së cilave thyen tabu dhe paragjykime për seksualitetin.

Është emision edukativ për të rinj ku trajtohen tema të ndryshme si: hormonet, shtatëzania, simpatia, LGBT+, kontraceptivët, paragjykimet, privatësia, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, etj.

Të rinjtë janë kontribues më të mëdhenj në këtë projekt dhe të përfshirë në çdo emision. Gjithashtu, kontribuojnë edhe ekspertët e fushave përkatëse si: psikolog, sociologë, gjinekologë dhe endokrinologë.

Ky projekt prej 12 emisioneve është një bashkëpunim i pesë shteteve të rajonit si: Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, dhe Serbia.

Secili shtet do të prezantohet me ide dhe mosha të ndryshme të audiencës. Fëmijët parashkollorë, nxënës të ciklit të ulët, adoleshentët dhe prindërit.

Projekti mbështetet nga: Bashkimi Evropian, ERNO-Zyra Rajonale për Kembimin e Lajmeve dhe Radio Televizioni i Kosovës. "Sex Edu" do të transmetohet çdo të dytën javë, të shtunave nga ora 18.30.

 


MË SHUME NGA Lajme