“Autokton” sonte në RTK sjell Kalanë e Prizrenit
BKT
Foto: RTK
Lajme

“Autokton” sonte në RTK sjell Kalanë e Prizrenit

RTKlive

E ndërtuar në kodër, vend nga i cili duket qyteti i Prizrenit, sikur ndonjë pikturë e kohës.

Kjo, është një nga monumentet e trashëgimisë, simbol, që tregon identitetin tonë kulturore, që  mbetët një nga vendet më atraktive për vizitorët e shumtë nga e gjithë bota.

Kjo është Kalaja e Prizrenit e cila tërheq vizitorë edhe nga jashtë vendit.

 “ Jam vërtetë i befasuar me Prizrenin dhe Kosovën me historinë dhe duhet të vazhdohet  të ruhet dhe përcillet  për brezat”, thotë për RTK-në, një vizitor gjerman.

Arkeologu Shafi Gashi thotë se gjatë periudhave të ndryshme në këtë lokalitet, u bënë hulumtime nga të cilat u konstatuan se kishte gjurmë banimi dhe gjetje të ndryshme.

Emisioni “Autokton” me gazetare Rabije Kryeziu, që transmetohet sonte në RTK në orën 22:00, do të sjellë edhe shumë detaje të tjera për Kalanë e bukur të Prizrenit.


MË SHUME NGA Lajme