Mbrojtja e Gucatit: Do ta apelojmë aktgjykimin
Fadil Sertolli / RTKlive.com
Në një deklaratë për media të ekipit mbrojtës të ish-kreut të OVL-UÇK-së thuhet se Aktgjykimi i sotëm i Speciales është i gabuar duke thënë se të njëjtin do ta apelojnë.
“Ekipi i mbrojtjes i z.Gucati, e ndan mendimin se aktgjykimi i sotshëm është i gabuar dhe ne do ta apelojmë që ta përmbysim atë. Për më tepër, ne e ndajmë mendimin se dënimi i shqiptuar është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë tjetër rast të krahasueshëm. Ne po ashtu do të ushtrojmë ankesë kundër dënimit”, thuhet në deklaratë.
Në këtë njoftim bëhët e ditur se mbrojtja e Hysni Gucatit, deklaron se aktgjykimi fajësues me gjasë do ta lë në burg Gucatin derisa prokuroria të mbyll rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në Dhomat e Specializuara.
“Në varësi të këtyre ankesave, pasoja e aktgjykimit fajësues dhe e dënimit të shqiptuar është se z. Gucati me gjasë do të ngelet në burg derisa prokuroria të mbyllë rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në dhomat e specializuara. Është aksiomatike që dënimi duhet të jetë proporcional me sjelljen e të akuzuarit dhe të mos llogaritet me referenca të orareve të rasteve tjera. Trupi gjykues deklaroi se vendimi i tyre është vendim i popullit të Kosovës. Populli i Kosovës e di se ku qëndron e vërteta. Populli i Kosovës e njeh historinë e vet. Ne nuk do të lejojmë që të rishkruhet historia. Aktgjykimi i sotëm nuk është fillimi i fundit-ky është vetën fundi i një fillimi”, thuhet në deklaratën e ekipit mbrojtës të Gucatit.
Ndryshe, dy ish-drejtuesit e veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar të mërkurën me nga 4 vjet e gjysmë burg nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.
Po ashtu, Gucati e Haradinaj ndodhen në Hagë nga shtatori 2020 dhe se kjo kohë do të llogaritet si pjesë e Aktgjykimit dënues prej katër vjet e gjysmë burg.























