Të shtunën në RTK nis emisioni për të rinjtë “Sex Edu”
Kimete Kasumi/ RTKlive
Përbërja e emisionit “Sex Edu” është 12 emisione dhe do të transmetohet çdo të dytën javë, të shtunave, me fillim nga ora 18.30.
Për të na njoftuar më shumë rreth emisionit “Sex Edu” në RTK të ftuara në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” ishin Albana Haxhimustafa Murseli, autore e emisionit dhe Ariana Pallata, prezantuese.
Autorja e emisionit “Sex Edu” tha se punën e kanë nisur që tri vjet, mirëpo vonesa është bërë për shkak të pandemisë së stërzgjatur. Nga fillimi i vitit 2021 kemi punuar me intensitet më të madh.
“Në vitin 2019 kemi marrë një ftesë prej Bashkimit Evropian, kryesisht prej ERNO - Zyra Rajonale për Këmbimin e Lajmeve, të cilët kanë ftuar përfaqësues prej RTK-së dhe jemi deleguar unë dhe Blerta Berisha Shala për të shkuar dhe për të dhënë ide për edukimin seksual. Ky projekt na ka marrë tri vjet kohë për shkak edhe të pandemisë, e cila na ka penalizuar sepse kemi pauzuar një vit e gjysmë, pastaj nga viti 2021 kemi nisur të punojmë më shpejt me xhirime në terren dhe studio” tha ajo.
Prezantuese të emisionit janë Ariana Pallata dhe Dea Rexha.
Pallata tha se kohët e fundit i është dhënë një detyrë e re në RTK, mirëpo gazetaria i flen.
“Para dhjetë viteve kam pasur një kolumne, rubrikë, të cilën e kam titulluar ‘Seksi dhe Prishtina’, që realisht më së paku ka pasur të bëjë me seks, mirëpo janë trajtuar tema të shoqërisë. Gazetaria më flenë” shtoi ajo.
Për hollësi të tjera ndiqeni videon më poshtë:























