Sonte mbrëmje përkujtimore kushtuar poetit Ali Podrimja
Foto: RTK
Kulturë

Sonte mbrëmje përkujtimore kushtuar poetit Ali Podrimja

Kimete Kasumi/RTKlive

Sonte, me fillim nga ora 19.00, në kolegjin AAB do të organizohet mbrëmje përkujtimore kushtuar poetit Ali Podrimja përmes vargjeve dhe muzikës. Kjo mbrëmje organizohet nga Ambasada Franceze në Kosovë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë u njoftuam më shumë rreth organizimit të mbrëmjes përkujtimore nga Ilire Zajmi, shkrimtare, Laure Cambau, poete, pianiste dhe Valon Ibra, organizator nga Ambasada Franceze.

Poetja, pianistja tha se kam qenë e nderuar që e kam njohur dhe takuar poetin Ali Podrimja.

“E kam njohur poetin e nderuar dhe kam pasur rastin ta takoj dhe mandej kur e kam kuptuar se ka ndërruar jetë në Francë, kam lexuar për këtë poet. Kam pasur idenë të krijohet një urë lidhëse në mes dy vendeve Kosovës, prej nga vjen Podrimja dhe Francës, prej nga vij unë, kështu i kam bërë disa nota muzikore për nder të poetit”, tha ajo.

Ajo tha se me rëndësi për shkrimtarët është të lëvizin sepse janë internacionalë.

“Është hera e tretë që vij në Kosovë dhe çdoherë është kënaqësi dhe emocion sepse poetët janë internacionalë dhe duhet të lëvizin që të njihen sa më shumë dhe kam marrë pjesë në Festivalin e Strugës dhe Tetovës”, shtoi ajo.

Për më shumë ndiqeni videon:

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa