Konjufca takon deputeten suedeze, Mia Sydow Molleby
BKT
Foto: Kuvendi i Republikës së Kosovës
Lajme

Konjufca takon deputeten suedeze, Mia Sydow Molleby

Emine Hoti / RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti të enjtën në takim Mia Sydow Mölleby, deputete në Parlamentin e Suedisë.

Në takim ishin të pranishëm edhe Inguna Sudraba. ish-deputete e Parlamentit të Letonisë, njëherësh ish-Auditore e Përgjithshme dhe eksperte e SIGMA-s, si dhe Dag Levin Sparr, këshilltar i lartë në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe zyrtar ndërlidhës për BE-në, pjesëmarrës të punëtorisë “Rritja e ndikimit të auditimit përmes zbatimit të rekomandimeve”, organizuar këto ditë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Deputetja suedeze Mia Sydow Mölleby e njoftoi kryetarin Konjufca në lidhje me bashkëpunimin e mirë me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Kuvendin, si dhe ndarjen e praktikave të mira në fushën e menaxhimit të fondeve publike.

"Kryetari Konjufca, pasi vlerësoi rëndësinë e auditimit, falënderoi mysafirët për gatishmërinë e tyre që të bartin te ne përvojat në këtë fushë", thuhet në një komunikatë.

Në takim morën pjesë edhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme dhe Bezad Halilaj, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm.


MË SHUME NGA Lajme