Finlanda mbështet Kosovën për anëtarësim në KE
BKT
Foto: RTK
Lajme

Finlanda mbështet Kosovën për anëtarësim në KE

Jeton Musliu / RTKlive

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka pasur takim me sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johanna Sumuvuori.

Kjo e fundit deklaroi se Finlanda shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Këtë qëndrim ajo bëri publik në llogarinë e saj në Twitter.

“Diskutime të shkëlqyeshme me zëvendësministrin e Kosovës në çështje të ndryshme, përfshirë vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës”, shkroi diplomatja finlandeze.

“ Finlanda përkrah plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”.

Para disa ditësm Kosova ka aplikuar për antarësim në Këshillin e Evropës dhe tashmë institucionet kosovare kanë filluar edhe përpjekjet për sigurimin e votave për anëtarësim.


MË SHUME NGA Lajme