​Krasniqi takon Gjukanoviqin, e falënderon për mbështetjen e Kosovës
BKT
Foto: Memli Krasniqi/ Facebook
Lajme

​Krasniqi takon Gjukanoviqin, e falënderon për mbështetjen e Kosovës

Emine Hoti / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Krasniqi ka njoftuar për takimin e tij me Gjukanoviq  përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se me presidentin e Malit të Zi kanë folur për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, dhe kanë shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik.

"Presidentit Gjukanoviq i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot. PDK është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik", ka shkruar Krasniqi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme