Abdixhiku e Gjukanoviq, flasin për perspektivën euro-atlantike
BKT
FotoË Lumir Abdixhiku/ Facebook
Lajme

Abdixhiku e Gjukanoviq, flasin për perspektivën euro-atlantike

Jeton Musliu / RTKlive

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Sot, me bashkëpunëtorë, takuam Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Biseduam për të ardhmen e dy shteteve tona dhe perspektivën euro-atlantike që Kosova dhe Mali i zi si shtete fqinje kanë”, ka thënë Abdixhiku nw Facebook.

Tutje, ai ka treguar se është shprehur mirënjohës për rolin mbështetës që Mali i Zi ka treguar në raport me Kosovën në proceset integruese.

“Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s, mbetet partner i rëndësishëm rajonal për Kosovën. Presidentin Gjukanoviq e falenderova për rolin mbështetës të shtetit të tij në proceset integruese të Kosovës, me theks të veçantë për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës e në familjen e përbashkët ushtarake të NATO-s”, ka shtuar kryetari i LDK-së.

Me tej, ai ka njoftuar se ka pranuar ftesën për të bërë një vizitë në Podgoricë.


MË SHUME NGA Lajme