Të mbijetuarit e masakrës së Dubravës kërkojnë drejtësi
Lajme

Të mbijetuarit e masakrës së Dubravës kërkojnë drejtësi

Valjeta Shala RTK

23 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë nga regjimi i Serbisë.

Brenda atij burgu famëkeq u vranë 130 të burgosur shqiptarë, derisa të plagosur mbetën rreth 300 të tjerë. Për këtë masakër nuk është dënuar askush derisa të mbijetuar të masakrës duke kujtuar tmerrin e atyre ditëve vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

23 vite më parë në këtë vend ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë. Sadik Zeiqir i mbijetuar I kësaj masakre teksa kujton momentet e vështira gjatë asaj kohe, kërkon që kriminelët të dalin para drejtësisë.

 “Ne që jemi gjallë të gjithë e kemi parë., një krim i organizuar i cili duhet zbardhur por deri më tash ka has në vesh te shurdhër. Tash shohim që po ndodhin gjykatat dhe po ngritën aktakuzat ndaj pjesëtarëve të UÇK-se e që nuk kanë as dëshmi e këtu kemi dëshmi”. tha Zeqiri.

 E kërkesën për drejtësi e parashtroi sot edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, njëherësh i mbijetuar i kësaj masakre. Në konferencën për media para kuvendit ai ka shfaqur edhe emrat e të vrarëve në këtë burg dhe listën e gardianëve të asaj kohe.

Prokuroria duhet të zgjohet nga gjumi dhe të fillon së dëgjuari dëshminë e këtyre njerëzve. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa drejtësi. Ju garantojmë që asnjë prej neve të mbijetuarve nuk do të ketë nevojë që të nxirret ndonjë vendim për dëshmitare të mbrojtur dhe do të dëshmojmë të vërtetën", tha Dugolli

Për këtë masakër edhe Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje. Nga aty, deputeti Isak Shabani i cili ishte dëshmitar tjetër nga kjo masakër ka pyetur se pse ende nuk po hetohet kjo masakër.

Ku mbeti mos ndriçimi i krimit të burgosurve politik në Dubravë i cili ishte krim institucional i kryer nga regjimi serb. Pse nuk trajtohet ky krim ku sot jemi mbi 800 dëshmitar të gjallë të asaj masakre ku edhe vet jam i mbijetuar i kësaj masakre"

 Drejtësi për Masakrën e Dubravës kërkoi edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo tha se ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar derisa drejtësia duhet ta bëj punën e vetë duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa