06:33 / 20.05.2022
Sot Dita Botërore e Metrologjisë
Sot shënohet Dita Botërore e Metrologjisë, në të cilën ditë shënohet përvjetori i nënshkrimit të Konventës së Metrit. Në vitin 1875, në Paris u mbajt një konferencë diplomatike për metrin, ku 17 qeveri shtetesh, nënshkruan traktatin e Konventës së Metrit.
Kosova ka Agjencinë e Metrologjisë, si Institucion Nacional me qendër në Prishtinë dhe me njësinë rajonale në Prizren është në varësi të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. AMK punon për zhvillimin e tre drejtimeve të metrologjisë në vendin tonë: metrologjisë shkencore, industriale dhe metrologjisë ligjore.























