Sonte në Chopin Piano Fest, kompozitori Florian Uhlig nga Gjermania
Foto: RTK
Kulturë

Sonte në Chopin Piano Fest, kompozitori Florian Uhlig nga Gjermania

Kimete Kasumi/ RTKlive

Sonte, me fillim nga ora 20.00, publiku prishtinas do të ketë rast të dëgjojë një pianist Gjermania, i cili i takon skenës botërore muzikore.

Florian Uhlig ka incizuar me CLASSIC Label vepra nga kompozitorë të ndryshëm dhe është shpërblyer për këto albume edhe me German Record Critics’ Prize. Në këto albume të cilësisë së lartë janë veprat komplete nga  Robert Schuman si dhe koncertet për piano e orkestër nga Dimitri Shostakovich, Ravel, Poulenc, Françaix, Debussy e  Penderecki,  si dhe komplet veprat solo për piano nga Ravel dhe Schuman. 

Besa Luzha, drejtoreshë artistike e festivalit  “Chopin Piano Fest”, dhe Armend Xhaferi, kitarist xhazi dhe kompozitor, ishin të ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK për të folur për këtë festival dhe për kompozitorin Florian Uhlig.

Besa Luzha tha se sonte në mbrëmjen e njëmbëdhjetë  të “Chopin Piano Fest” do të paraqitet kompozitori i njohur nga Gjermania, Florian Uhlig.

“Sonte kemi një pianist të shkëlqyeshëm, Florian Uhlig nga Gjermania, i cili, po ta shikoni biografinë e tij, jemi të nderuar që ai vjen në Prishtinë”, tha Luzha.

Ndërsa i ftuari tjetër, Armend Xhaferi, njoftoi se në shtator do të hapet shkolla për jazz (xhaz) në Prishtinë.

“Prej shtatorit do ta hapim një shkollë jazz (xhaz) në Prishtinë. Ne kemi talentë shumë, por problemi është se talentët duhet t’i zhvillojmë”, shtoi ai.

Për hollësi të tjera ndiqeni videon më poshtë:


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa