Këshilli i Prindërve të Kosovës reagon për mos zhvillimin e mësimit
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Këshilli i Prindërve të Kosovës reagon për mos zhvillimin e mësimit

A.BELA/ RTKlive

Këshilli i Prindërve i Kosovës vlerëson se vonesa në miratimin e Ligjit të Pagave dhe mos zhvillimi i dialogut social Qeveri-Sindikata është duke nxitur reagimin edhe të të punësuarve në sektorin e arsimit, qoftë përmes protestave e grevave, të drejta këto që u janë garantuar me ligj.

"Por ndërsa Qeveria nuk lëviz në miratimin e Ligjit të Pagave, sipas premtimeve të dhëna nga vetë ajo, e njëkohësisht nuk interesohet për dialogun social; dhe nga ana tjetër SBASHK-u ka argumente valide për nivelin e pamjaftueshëm të pagave në arsim dhe të drejtën ligjore për të marrë masa të tilla veprimi; ne si prindër, bashkë me fëmijët tanë, jemi pala e vetme e dëmtuar në këtë proces dhe pa mjete ligjore për të mbrojtur të drejtat tona kushtetuese", thuhet në reagim.

Sipas  Këshilli i Prindërve i Kosovës, po vazhdohet ta paguhet fatura e mos veprimeve, nganjëherë edhe inateve, në mes të punëdhënësit (në këtë rast Qeverisë së Kosovës) dhe punëmarrësve, në këtë rast mësimdhënësve në sektorin e arsimit publik (SBASHK).

"Ne gjykojmë se është për keqardhje se si arsimi vazhdon të trajtohet (sidomos) nga qeverisja në Kosovë, duke besuar fort se një nga arsyet kryesore të emigrimit të qytetarëve nga Kosova është mosbesimi në të ardhmen e fëmijëve të tyre. Andaj jo rastësisht për 12 vjet i kemi rreth 100 mijë nxënës më pak në sistemin edukativo-arsimor parauniversitar në Kosovë. Sidoqoftë rezultati i këtij procesi, dhe kushdo qoftë “fituesi” në cak, sigurt është që sistemi publik edukativo-arsimor në Kosovë është pandalshëm në degradim", thuhet në  komunikatën e Këshillit të Prindërve të Kosovës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa