Dybala dëshiron t’i bashkohet kësaj skuadre
BKT
Sport

Dybala dëshiron t’i bashkohet kësaj skuadre

Fatmir Bytyqi /RTKlive

E kërkojnë top-klubet evropiane, por duket se Paulo Dybala do të vazhdojë karrierën në Itali.

Sulmuesi argjentinas tashmë ka vendosur të largohet nga Juventusi, por sipas medieve italiane, jo edhe nga Serie A.

Interi, AS Roma, Manchester United, Neëcastle, Bayern Munich janë klubet që synojnë të transferojnë Dybala-n.

Mirëpo, informacionet e fundit që vijnë nga mediet e huaja, thonë se argjentinasi dëshiron t’i bashkohet Interit. Në fakt, prej kohësh flitet që sulmuesi i torinezëve, do t’i bashkohet skuadrës ‘Zikaltër’.

“Paulo Dybala dëshiron të bashkohet me Interin”, shkruajnë mediet italiane.